ShSKUK: Grumbullohet sasi e ujit në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë

Shërbimi Spiatalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë është grumbulluar sasi e ujit në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës





Shërbimi Spiatalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar rreth dëmeve që janë shkaktuar me rastin e vërshimeve.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit.

Tutje njoftohet se gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, “por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika