ShSKUK-ja paditet në gjykatë për anulimin e një konkursi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është paditur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për anulimin e një konkursi i cili do t’ia shtonte këtij institucioni 15 infermierë të rinj. Padinë e kanë paraqitur aplikantët e pakënaqur, të cilët kaluan me sukses testin me shkrim dhe intervistën

Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK)

Shërbimi Spitalor i Klinik Universitar i Kosovës ka anuluar pjesërisht një konkurs, i cili do t’ia shtonte këtij institucioni shëndetësor 15 infermierë të rinj.

Albina Halili, një prej aplikantëve që kaloi testin me shkrim dhe intervistën, ka mbetur e zhgënjyer nga ky vendim i drejtuesëve të ShSKUK-së.

“Kam aplikuar me shumë entuziazëm dhe kam pasur shumë shpresa që i jam referuar atij konkursi. Do të thotë, i jemi nënshtruar intervistimit me gojë, testit me shkrim. Kemi kaluar me shumë sukses, madje me pikë maksimale në testin me shkrim dhe intervistimin, ku edhe është marrë vendimi për anulimin e konkursit”, ka thënë Halili.

Albina Halili, aplikante

Drejtoria e SHSKUK-së, në një përgjigje me shkrim për televizionin, kanë thënë se konkursin e anuluan për shkak të shkeljeve procedurale.

“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, pas marrjes së detyrës ka kërkuar një raport nga Zyra e Personelit në QKUK lidhur me rrjedhën e konkursit për Infermier/e me shkollim Bachelor dhe atë të Mesëm. Bazuar në këtë raport, është kërkuar interpretim nga Zyra Ligjore e QKUK-së, e cila në interpretimin e saj ka cekur disa shkelje  procedurale në konkursin  për Infermier/e me Shkollim të Mesëm. Konform intepretimit ligjor konkursi është anuluar pjesërisht, vetëm për infermier/e me Shkollim të Mesëm”, ka deklaruar ShSKUK.

Një prej shkeljeve që ishte evidentuar në konkurs, ishte zëvendësimi i një anëtari të komisionit në ditën e testimit.

Avokati Florim Shefqeti, që mbron 11 prej aplikantëve të pakënaqur, tregon se komisioni e kishte njoftuar me kohë për këtë ndryshim, ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci.

“Përmes këtij email-i, ku i tërë komisioni rekrutues ka qenë në CC, të njoftuar dhe poashtu janë njoftuar që edhe drejtoreshës ia kanë dorëzuar propozimin e vendimit për nënshkrim, ka kandidatë që kanë thënë se do të deklarohen edhe në prokurori, që e kanë dëgjuar personat e përmendur duke i thënë zonjës Shatrolli që të shkoj në komision”, ka thënë Shefqeti.

Florim Shefqeti, avokat

Megjithatë, sipas tij, Zejnullahu Raci ka refuzuar ta nënshkruaj më pas këtë ndryshim.

“Ne besojmë se ky vendim duhet të anulohet, edhe për nga forma e tij, mungesa e arsyetimit, por edhe nga mungesa e arsyetimit të pretendimeve ankimore, respekitivisht fakteve vendimtare, sepse vlen të theksohet se vendimi për anulimin e konkursit, nuk ka përmbajtur fare këshillë juridike, do të thotë ka bërë mohimin e të drejtës në paraqitjen e mjetit juridik efektiv”, ka shtuar Shefqeti.

RTV Dukagjini ka provuar disa herë që të kontaktoj me Zejnullah Racin, megjithatë ajo nuk është përgjigjur.

Aplikantët e pakënaqur, tashmë kanë dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, së cilës po i kërkojnë që ta rrëzoj vendimin për anulimin e konkursit.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika