SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin e mjekut që u kërcënua në vendin e punës

Pas reagimit të Odës së Mjekëve të Kosovës, një tjetër reagim vie nga radhët e SHSKUK-së të cilët e kanë cilësuar rastin në fjalë si dëmtim i rëndë i imazhit dhe dinjitetit të mjekut

Ilustrim

Përmes një komunikate për media, SHSKUK-ja ka thënë se aktet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore, janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës. ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”, shkruhet në reagim.

OMK njofton se doktori i kardiologjisë u sulmua në vend të punës

OMK janë shprehur të zhgënjyer kur janë njoftuar për sulmin ndaj specialistit, pasi ai u sulmua në vend të punës gjersa po ofronte shërbimin shëndetësor, sipas tyre sulmet ndaj stafit janë bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore.

“Ndërkaq, shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato të ndjekjes penale me pasivitetin e tyre janë duke i stimuluar këto sulme që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Ndër të tjera, OMK-ja ka kërkuar të ndërmirren veprime nga Prokurori i Shtetit, gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika