ShSKUK: Osman Hajdari nuk është shkarkuar nga QKUK-ja, por është rikthyer në pozitën e mëparshme

Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka reaguar pas raportimeve për largimin e Osman Hajdarit nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një përgjigjeje për Televizionin Dukagjini, ShSKUK ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për një vendim administrativ që ka të bëjë me një proces të hapur rekrutimi.

“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK. Kjo për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve. I njëjti është kthyer në detyrën e drejtorit të administratës në Spital të Prizrenit, pozitë që mbante para se të caktohej ud.drejtor.

Ju lusim që mos t’i jepet kahje tjetër meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, po një vendim për rikthim në pozitë të mëparshme dhe i njëjti ka qenë vetëm ud. Drejtor”, thuhet në përgjigjen për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika