SHSKUK reagon pas kërcënimit të drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë

SHSKUK ka reaguar pas kërcënimit të drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili

Klinika e Gjinekologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se të dielën e 18 dhjetorit, është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

Sipas njoftimit, kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, e cila është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili”, thuhet në njoftim.

Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

“ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika