ShSKUK: Siguria e stafit dhe pacientëve nuk është e rrezikuar – deklaratat e fundit janë të pabazuara

Prishtinë, 3 maj 2025 – Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka reaguar sot ndaj disa deklaratave publike që u publikuan gjatë ditës, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të papërgjegjshme

Një incident ka ndodhur të shtunën në Qendrën Emergjente, ku dy persona ishin sjellë për trajtim si pasojë e një përleshje që kishte ndodhur më herët në Prishtinë. Sherrin e nisur në rrugë, të rinjtë e vazhduan edhe në spital.

E lidhur me ngjarjen në fjalë është deklaruar, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar përmes në një komunikate.

ShSKUK, në deklaratë thekson se mjekët, stafi mjekësor dhe ai mbështetës nuk janë të rrezikuar në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në QKUK.

“Në Klinikën Emergjente janë të kontraktuar 24 orë policë dhe punëtorë sigurimi, të cilët kujdesen për sigurinë e stafit dhe pacientëve. Është e vërtetë që stafi ynë trajton raste të ndryshme, përfshirë edhe ato të ndjeshme apo me të dyshuar për vepra kriminale, por asnjëherë nuk ka pasur rrezikim të drejtpërdrejtë të stafit mjekësor. Në rastet kur ka pasur situata që kërkonin ndërhyrje, sigurimi dhe policia kanë reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm – siç e pranon edhe vetë mjeku në deklaratën për të cilën po reagojmë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

“Prandaj, konsiderojmë se deklarata të tilla janë të pamatura dhe të pabazuara, dhe nuk ndihmojnë në ndërtimin e një klime të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në sistemin shëndetësor. QKUK mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime të sigurta dhe cilësore për qytetarët, duke garantuar një ambient të mbrojtur për të gjithë punonjësit e saj”, thuhet tutje në deklarimin e ShSKUK-së.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika