Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar lidhur me raportimin për mungesën e materialit për hemodializë.
Sipas njoftimit të institucionit, shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe pacientët po marrin trajtimin e rregullt, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
ShSKUK ka theksuar se për momentin ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.
“Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht.”, ka njoftuar SHSKUK-ja
Në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pacientët që trajtohen me hemodializë kanë përjetuar vonesa në marrjen e terapisë për shkak të mbërritjes së vonuar të materialeve të nevojshme.
Pacientët për TV Dukagjinin shprehin shqetësime për mundësinë e mungesës së materialeve.
Materiali i Hemodializës – SHSKUK në pritje të një procedure tjetër emergjente për furnizim