ShSKUK: Vazhdon rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është duke rënë numri i pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve që janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Sipas raportit të publikuar nga ta, të martën e 16 gushtit në trajtim për Covid-19, janë 44 pacientë nga e gjithë Kosova.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive gjenden 12 pacientë, plus tre në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi, në Klinikën e Pediatrisë, pesë pacientë, në klinikat e Gjinekologjisë, një paciente, në Klinikën e Neonatologjisë, një foshnje dhe në Mjekim Intensiv Qendror, dy raste

ShSKUK, po ashtu, bën të ditur se tetë pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, pesë në Spitalin e Gjakovës, katër në të Prizrenit dhe tre në të Gjilanit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezultuar me 413 raste pozitive të infektuar me Covid-19.

Raste aktive janë 5 mijë e 732 persona. Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht është duke bërë thirrje për vaksinim me dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika