Shtabi Emergjent për qentë endacakë, QKUK ende në pritje të konfirmimit të palëve

Me 30 prill, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Mentor Zenjullahu themeloi Shtabin Emergjent si reagim ndaj situatës së krijuar nga qentë endacakë brenda oborrit por tani Komuna thotë që niveli qendror s’ka bashkëpunim. QKUK vazhdon të jetë pritje të konfirmimit të palëve që i ftuan për të qenë pjesë e shtabit

Mungesa e rrethojave ua lehtëson qasjen brenda oborrit.

Vetëm brenda dy muajve, në hapësirat e Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës gjashtë persona u sulmuan nga qentë endacak.

Madje katër nga ta, qenë staf mjekësor.

Kësisoj, QKUK me datë 30 prill themeloi një shtab emergjent, ku përveç akterëve brenda institucionit përfshiu edhe Komunën e Prishtinës, Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit e organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

Këtë shtab e bën veç për një qëllim.

“Andaj qëllimi i këtij shtabi emergjent është sepse shumica e rasteve po atakohen qytetarët, pacientët e madje edhe stafi kësisoj për këtë arsye Qendra Klinike e Universitare e ka inicuar këtë shtab”, ka deklaruar Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së.

Qyqalla tha se janë në pritje të konfirmimit të pjesëmarrjes të palëve jashtë QKUK-së që janë ftuar.

“Ne jemi ende në pritje të personave që i kemi kontaktu pra jemi në pritje që ata të na përgjigjen dhe ne mënjëherë të mbajmë takim dhe më pas do të shohim se cilat janë veprimet që do të ndërmarrim”, ka theksuar Qyqalla.

E, nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim thanë që nuk ka pasur interesim për bashkëpunim nga niveli qendror.

“QKUK është në menaxhim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe deri më tani nuk ka treguar interesim për bashkëpunim në zvogëlimin e kësaj problematike. Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka intervenuar vazhdimisht në zonën e QKUK-së për largimin e qenve endacakë. Deri më tani, nga kjo zonë janë larguar afër 100 qen endacakë. Nga java e kaluar e deri më sot janë larguar gjithsej 12 qen, prej të cilëve vetëm sot janë marrë 7 qen dhe janë dërguar në strehimore për trajtim”.

Ndërkohë që është kërkuar që të nis rrethimi i oborrit, largimi i barojave dhe shkurreve si dhe menaxhimi me mbeturinat e kuzhinës.

Dukagjini ka kërkuar një qëndrim edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nëse do të pranojnë të jenë pjesë e shtabit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë nga Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve thanë që do të deklarohen pasi që të mbahet takimi ku do të bëhet i ditur plani.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika