Shtatë mijë 15 vjeçarë do t’i nënshtrohen testit PISA

Rreth 7000 nxënës nga 237 shkolla, këtë vit do t’i nënshtrohen Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, i njohur ndryshe edhe si testi PISA.

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se, janë të përgatitur t’i nënshtrohen testit.

Teksa ka shtuar se, “Diku prej datës 25 prill deri më 20 maj do të mbahet testi, sipas një orari të përcaktuar”

Pupovci, ka bërë të ditur se, tashmë janë përzgjedhur nxënësit të cilët do të testohen.

“Jemi të përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi. Është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, disa janë të mesme të larta  e disa të mesme të ulëta, sepse këtu shkojnë nxënës 15 vjeçarë. Janë përzgjedhur 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin PISA”, ka thënë Pupovci.

Muaj më parë, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kishin thënë se, nuk presin rezultate shumë të mira, për shkak të ndikimit të pandemisë.

Testi ndërkombëtar PISA, ishte planifikuar të mbahej vitin që shkoi, por, për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19, ishte shtyrë për këtë vit.

Kjo është hera e tretë që shteti i Kosovës do të marrë pjesë në këtë test. Dy herët e para, në vitin 2015 dhe 2018, Kosova kishte përfunduar gati se në fund të listës botërore.

Në vitin 2015, Kosova kishte përfunduar në pozitën e 68-të në mesin e 72 vendeve që kishin marrë pjesë atë kohë.

Edhe më keq ishte radhitur në tre vjet më pas, e cila në mesin e 79 vendeve pjesëmarrëse, kishte marrë vendin e 77.


Çfarë është testi PISA?

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar që i vlerëson aftësitë dhe njohuritë e 15-vjeçarëve, i cili mbahet çdo tre vjet.

Ky test ishte organizuar për herë të parë në vitin 2000, në të cilin kishin marrë pjesë vetëm 43 shtete, kurse në vitin 2021 ky numër, pothuajse, është dyfishuar në 80 vende që marrin pjesë në këtë vlerësim, duke e bërë kështu një nga studimet më të mëdha të llojit të tij, në fushën e arsimit.

Lëndët përmes të cilave vlerësohen nxënësit, janë shkrim-leximi, matematika dhe shkenca.

Kosova, deri tani ka marrë pjesë dy herë në këtë test, dhe te të dyja herët është renditur, pothuajse, e fundit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika