Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje brenda një dite në Kosovë

Shtatë persona janë arrestuar në polici në disa raste të dhunës në familje të raportuara në Kosovë gjatë 11 dhe 12 gushtit, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rastet janë raportuar në Podujevë, Prishtinë, Klinë, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Podujevë janë arrestuar dy burra kosovarë, të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje kosovare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në Prishtinë, më 11 gusht, janë arrestuar një grua shtetase e huaj dhe një burrë kosovar, të cilët dyshohet se në gjendje të dehur kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe kanë pësuar lëndime. Të dy kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa policia ka konfiskuar edhe një thikë.

“Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po në Prishtinë, më 12 gusht, është arrestuar edhe një burrë kosovar, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj dy grave kosovare. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Klinë është arrestuar një burrë kosovar, nën dyshimin se ka frikësuar viktimën me një thikë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.

Në Pejë është shoqëruar në stacion policor një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Jugut është shoqëruar një grua kosovare, e dyshuar se ka kanosur me thikë një burrë kosovar dhe më pas, duke e hedhur thikën, ka goditur një grua tjetër.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Nga këto raste, shtatë persona janë arrestuar ose shoqëruar në polici, ndërsa disa prej tyre janë liruar me procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika