Shtatë qytetarë deri më tani votojnë në Leposaviq

Shtatë qytetarë deri më tani kanë votuar në Leposaviq, njofton ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po e përcjell procesin e votimit në veri

Deri më tani në objektin e Komunës së Leposaviqit kanë votuar shtatë qytetarë.

Sipas kryesuesit të kësaj qendre, Artan Mezraja, pesë prej tyre janë personel i KQZ-së, kurse dy të tjerët qytetarë.

Në objektin e komunës së Leposaviqit tashmë kanë arritur edhe vëzhguesit e rrjetit të organizatave jo qeveritare “Demokracia në Veprim”.

No description available.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është mbi 46 mijë.

Ndërkaq Elezi theksoi se në përgjithësi numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23.

“Duke u mbështetur nga të dhënat që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur qendrat e votimit në këto komuna. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave në komunën e Leposaviqit janë tetë, në Zubin Potok, në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut janë nga pesë sosh. Në përgjithësi numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23, në gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote 46 mijë e 556 votues. Ftojmë të gjithë qytetarët të këtyre komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funskioni të kryetarit të komunës”, deklaroi ai në konferencën e parë për media nga KQZ për këto zgjedhje.

Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674.

Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona.

Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm, do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues në komunat përkatëse.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika