Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në raportin 24 orësh janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje

Foto ilustrim, ushtrim i dhunës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit, në Prishtinë një person ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se kishte pasur mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve. Sipas ankuesit fëmijët janë duke u keqtrajtuar nga e dyshuara, e cila i ka nën kujdestari. Ankuesi po ashtu kishte pranuar në telefon edhe mesazhe kërcënues nga e dyshuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një tjetër rast ka ndodhur në Drenas, ku një grua shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga burri i saj.

“Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Në Podujevë, një grua ka raportuar për dhunë nga burri i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar për dhunë në familje nga  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Ndërsa në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje një grua ka goditur me një mjet të fortë vajzën e saj të mitur.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, vijon raporti.

Ndërkaq në Pejë, një grua ka raportuar se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

“Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”.

Në Gjakovë një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime.

I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Ndërsa në Mitrovicë të Veriut është raportuar se një person ka goditur vajzën e tij të moshës 2 vjeçare.

Sipas Policisë, gruaja dhe motra e tij kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika