Shtatë raste të dhunës në familje në një ditë, një i dyshuar përfundon në pranga

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit. Sipas raportit 24-orësh, në disa raste viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Sipas Policisë, në Lipjan, një burrë dyshohet se “ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij”. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, Policia njofton se “viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj”. Pas trajtimit mjekësor të viktimës, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Istog, sipas Policisë, “i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Dy raste janë regjistruar në Graçanicë. Në njërin prej tyre, një grua ka raportuar se “në vazhdimësi ish-bashkëshorti i saj ushtron dhunë psikike”, ndërsa në rastin tjetër një burrë dyshohet se “ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij”.

Në Rahovec, Policia ka bërë të ditur se “i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, ndërsa në Mitrovicën e Veriut është raportuar se një burrë “ka kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij”.

Policia e Kosovës njofton se në të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa hetimet vazhdojnë sipas vendimeve të prokurorit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika