Një grua në qytetin e Klinës dyshohet se ka qenë pre e dhunës në familje e si pasojë ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Pas raportimit e intervistimit nga organet e sigurisë, kjo grua ka pranuar të kthehet sërish në shtëpinë e bashkëshortit e bashkëshorti është liruar në procedurë të rregulllt.

Ky rast është publikuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe nuk ishte i vetmi për Dhunë në Familje gjatë kësaj periudhe.

Vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar gjashtë të tjera.

“Prishtinë  14.06.2025, 17:50. I dyshuari m/k me shtetsi te huaj  dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Pos raportimit të dhunës ndërmjet bashkëshortëve në polici janë drejtuar edhe prindër të sulmuar nga i biri.

Madje për këtë është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 14.06.2025, 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij . Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa në Fushë Kosovë është raportuar se një grua kosovare është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht ish burrin e saj për motive xhelozie. Ai ka pësuar edhe lëndime. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe në Podujevë e Gracanicë.