Shtatë të arrestuar nga aksioni “Brezovica 6”

Nga aksioni i rastit “Brezovica 6”, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë shtatë persona teksa ka bastisur 11 lokacione

Ilustrim





Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën e 21 shtatorit nga aksioni policor “Brezovica 6”.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili ka thënë se lidhur me rastin janë bastisur tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.

“Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa janë bastisur 11 lokacione të ndryshme të lidhura me rastin; tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë”, ka thënë Maloku.

Ai ka potencuar se një person nuk kanë arritur ta arrestojnë pasi që nuk e e kanë gjetur në lokacionet e bastisura.

Sipas Malokut, aksioni veçse është në përfundim.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të mërkurën e 21 shtatorit ka nisur një aksion për rastin “Brezovica”.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për rastin, për të cilin thotë se të njëjtat do të bëhen të ditura kur aksioni të përfundojë.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë Kelani.

 Operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës ka vazhduar edhe të premten e 19 gushtit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se është duke vazhduar operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës si vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.

Sipas njoftimit, ky operacion po vazhdon në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ndryshe, aksioni i tretë i këtij rasti ishte zhvilluar më 16 mars të këtij viti, ku nga bastisja e shtatë lokacioneve të ndryshme në komunën e Shtërpcës ishin arrestuar dy persona.

Kush ishin të arrestuarit e tjerë?

Një aksion tjetër ishte zhvilluar edhe të enjten e tre marsit, ku u arrestuan shtatë persona. Kjo, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Kështu kishte njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për media, ku thuhej se ishin bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete si, Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhej në komunikatë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, aksionin “Brezovica” e kishte nisur më 21 dhjetor të vitit 2021. Nga aksioni i parë ishin arrestuar 10 persona.

Lidhur me rastin, deri më tani janë arrestuar 30 persona, duke përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç.

Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte deklaruar se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç, ka përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Lidhur me këto arrestime, kishte reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte premtuar ndihmë juridike për të arrestuarit.

Shtërpca është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në Kosovë, në krye të saj ishte Nikolliç nga radhët e Listës Serbe.

Kjo është partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013, ishte kryetar i Shtërpcës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Përveç Nikoliç, janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe pronarë të kompanive të ndryshme ndërtimore.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika