Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy veturash në Gllarevë të Komunës së Klinës.

Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë.

“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.

Pak minuta pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitet policore.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.