Shtatë të vdekur nga erërat që goditën pjesën jugore të ShBA-së

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe afro 12 të plagosur nga moti që goditi të enjten pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ilustrim

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur në Xhorxhi dhe Alabama, si pasojë e një stuhie të fortë dhe tornadoje që goditi të mërkurën dhe të enjten pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet shtetërore kanë thënë se natën është qetësuar stuhia, por mijëra  njerëz te të dyja shteteve kanë mbetur pa energji elektrike.

Siç njofton AP, gjashtë nga vdekjet janë regjistruar në Autauga County, Alabama, në verilindje të Selmës, ku afro 40 shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar nga një tornado.

Ndërsa, 12 persona thuhet se kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitale përmes urgjencës.

Ndërkaq, autoritetet kanë bërë të ditur se të enjten në mbrëmje është punuar që të bëhet prerja e pemëve të rrëzuara për të kërkuar njerëz që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika