Shtatë të vdekur pas sulmit me dron ndaj një autobusi në Ukrainë

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një dron goditi një autobus pasagjerësh që po udhëtonte në një zonë të Ukrainës nën kontrollin rus, bëri të ditur një zyrtar.

Denis Pushilin, lideri i emëruar nga Kremlini në rajonin lindor të Donetskut, tha se autobusi u godit në orët e para të së mërkurës, ndërsa po udhëtonte nga Moska drejt Simferopolit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ai shtoi se 11 të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

Sipas zyrtarëve rusë, gjatë natës Rusia rrëzoi më shumë se 350 dronë.

Ngjarja vjen një ditë pasi një sulm masiv rus ndaj qyteteve ukrainase që la të vdekur të paktën 22 persona, mes tyre gra dhe fëmijë.

Sipas autoriteteve ruse, dronë u rrëzuan mbi rajonet Belgorod, Kursk dhe zona të tjera perëndimore të Rusisë, si dhe pranë Moskës dhe mbi Detin Azov.

Të paktën 50 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit, në veriperëndim të Moskës, njoftoi guvernatori rajonal Aleksandër Drozdenko.

Ky rajon përfshin edhe qytetin e Shën Petersburgut, i cili nga e mërkura do të presë Forumin Ndërkombëtar Ekonomik, një ngjarje që synon të promovojë Rusinë në arenën ndërkombëtare.

Sulmet e natës shkaktuan gjithashtu kufizime të përkohshme të fluturimeve në aeroportin Pulkovo, sipas autoritetit rus të aviacionit Rosaviatsia.

Ky sulm ishte pjesë e një vale më të gjerë sulmesh ruse gjatë natës.

Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se Rusia lëshoi 198 dronë ndaj rajoneve të ndryshme të vendit, ndërsa 189 prej tyre u rrëzuan.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se infrastruktura civile dhe objektet energjetike u vunë në shënjestër në mbarë vendin, ndërsa më shumë se 100 persona mbetën të plagosur.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika