Shtatëfishohet numri i infermierëve që kërkojnë licensë të nostrifikuar për të ikur nga Kosova

Nga Oda e Infermierëve të Kosovës kanë bërë të ditur se numri i infermierëve që kërkojnë licensë të nostrifikuar për të ikur jashtë shtetit vazhdon të jetë i lartë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i OIK, Naser Rrustemi, i cili ka theksuar se Ligji i Pagave nuk do ta ndalojë këtë fenomen

Foto ilustruese

Rreth 687 infermierë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Infermierëve të Kosovës për emigrim vetëm gjatë vitit 2022.

Krahasuar me vitin 2021, ky numër është shtatëfishuar.

Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se krahasuar me vitin 2021, ky numër është goxha i madh.

Ai ka pasur kritika ndaj institucioneve, të cilat sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri.

Rrustemi ka folur edhe për kushtet që infermierët i kanë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, si dhe për mbylljen e zyrës për infermierë nga ish-drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raci.

Rrustemi ka thënë se çdo ditë infermierët kërkojnë certifikatë që nuk kanë shkelje të kodit etik, që u shërben për punësim jashtë shtetit.

“Sa i përket numrit të infermierëve ky numër mund të jetë shumëfish më i madh mirëpo në bazë të asaj që janë të saktë që vijnë të na kërkojnë një vërtetim që s’ka shkelje të kodit etik, por njëkohësisht edhe sa i përket licensës të cilën e kërkojnë të nostrifikuar për 2022-ën janë 687 infermierë. Me krahasua me vitin 2021 domethënë është 7-fish më i madh ky numër është shumë shumëfish më i madh për arsye se ju e dini se edhe kompanitë e ndryshme edhe njerëz privat edhe përmes kolegjeve edhe formave të ndryshme shkojnë jashtë edhe ky numër më i madh është 60 për qind, mirëpo po e jap të saktën të cilën e kemi ne për çdo ditë çdokush që kërkon unë e fotokopjoj edhe e lë të saktë për me e ditë numrin e këtyre të ikurve”, u shpreh Rrustemi.

Tutje ai ka thënë se as Ligji i Pagave nuk do ta ndalojë këtë dukuri, pasi sipas tij nuk është pagë e dinjitetshme.

“Fatkeqësisht është edhe me të madhe edhe tash pavarësisht se çka do të bëhet me ligjin e pagave që veç dje erdh ajo vlera e koeficientit nuk do të mendojë fare edhe nëse ua bën 1500 euro ka infermier që as nuk duan të dëgjojnë, por ata janë të detyruar të largohen nga Kosova dhe të shkojnë të punojnë në vende të treta”, u shpreh tutje Rrustemi.

“Në momentin kur e kryejnë dhe e marrin një licensë, këta nuk mendojnë të punësohen qoftë në institucione private, qoftë të shtetit, por vetëm të migrojnë jashtë por kjo është shqetësuese për ne dhe do të jetë shqetësuese për të gjithë ata të cilët normal kanë obligime që ta kenë një pagë të dinjiteteshme, të kenë kushte më të mira të punës, të kenë përgjegjësi edhe të kenë kompetenca në kryerje të profesionit të tyre”, ka shtuar ai teksa kritikoi organet e ShSKUK-së për mbyllje të zyrës së infermierisë.

Për këtë, Rrustemi tha se infermierët janë të diskriminuar në QKUK.

“Edhe këtu ka shkelje pikërisht në SHSUK nuk di ku e ka derën një infermier me trokit për çështje të veta e mos të flas sa e sa studentë të tjerë të cilët janë të preokupuar, sepse ka qenë një drejtoreshë e infermierisë në zyrë, nuk është me rëndësi emri kush ka qenë aty, por institucioni duhet të ketë. Janë 2500 infermierë e më tepër edhe personel tjerë shëndetësor dhe nuk kanë drejtor dhe kjo është shqetësuese. Infermieria është e diskriminuar dhe jam i bindur që është e diskriminuar për arsye se ata e kanë një kontratë, edhe kryeinfermieri i klinikës, edhe kryeinfermierët e reparteve, edhe infermierët edhe ata mbi baza se kontratën normal që e kryen punë dhe kompetencat që i kanë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika