“Shtegu i Lavdisë”, Maqedonci marshon bashkë me kadetët e FSK-së

Kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të shtunë kanë një plan stërvitjeje ushtarake në zonën e Gërmisë.

Atyre në “Shtegun e Lavdisë” prej 13 kilometrash ecje iu bashkua edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton Dukagjini.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika