Shtensionimi i veriut, SHBA-ja flet për progres në bindjen Serbisë
Në gjithë situatën që vazhdon të jetë e tensionuar në veri të vendit, po konsiderohet se kthimit në normalitet mund t’i kontribuojë veç plani trepikësh i BE-së. Në mes Serbisë dhe Kosovës, ajo e para duket të jetë më pranë pranimit të atij plani. Kështu po thotë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escoar. Ai […]
Në gjithë situatën që vazhdon të jetë e tensionuar në veri të vendit, po konsiderohet se kthimit në normalitet mund t’i kontribuojë veç plani trepikësh i BE-së.
Në mes Serbisë dhe Kosovës, ajo e para duket të jetë më pranë pranimit të atij plani.
Kështu po thotë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escoar. Ai ka bërë të ditur se kanë indikacione pozitive se presidenti serb, Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë.
Por Profesori Milazim Krasniqi vlerëson se plani trepikësh do të jetë lehtë i pranueshëm për Kurtin marrë parasysh pranimin e planit franko-gjerman.
Veçse, sipas tij, pavarësisht deeskalimit që do të ndodhë ndërkohë, pasojat e mos dëgjueshmërisë së Kurtit ndaj ndërkombëtarëve do të jenë afatgjata.
“Ne kemi pranuar plani franko-gjerman dhe plani e zbatimit në Ohër, i cili është një plan që tashme është obligim i Kosovës dhe Serbisë, prandaj e gjithë kjo që po bëhet është për ta kamufluar për ta fshehur faktin që e ka pranuar një plan që është i dëmshme për Kosovën. Unë jam i bindur që [ kryeministri Albin Kurti] do ta ndryshojë qëndrimin sepse presionit amerikan nuk i qëndron po thuaj se askush as [presidenti i Serbisë Aleksandar] Vuçiqi e as Kurti”, ka deklaruar Milazim Krasniqi Profesor.
Analisti politik Arbnor Sadiku thotë se çdo rrugë tjetër për deeskalim përveç planit tre pikësh të BE-së do ta rëndonte edhe më shumë situatën në veri.
“Si duket Serbia e ka pranuar këtë plan, ndërkaq Kosova, i ka dilemat e saj, dhe në rast se nuk do ta pranojë, atëherë Kurtit, amerikanët do ja bëjnë jetën më të vështirë, por sa i përket trepikëshit të BE-së absolutisht nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, veçse pranimi i tij pasi dihet se ky plan për deeskalim të situatës, e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së”, ka thënë Arbnor Sadiku Analist.
Plani tre pikësh përfshin, largimin e njësive speciale të Kosovës nga objektet e komunave veriore, largimin e protestuesve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Escobar ka folur edhe për pasojat ndaj Kosovës nëse ajo nuk reflekton.
Në intervistën e zhvilluar para forumit të Dubrovnikut, diplomati amerikan është pyetur nëse tërheqja e KFOR-it nga Kosova do të mund të ishte një nga masat, Escobar u përgjigjj se kjo çështje “nuk është në tavolinë”.















