Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin e Librit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë tek gara për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.

Për garën “Shkrimi më kreativ dhe ilustrimi më i bukur” i shpërblyem të vegjlit pjesëmarrës me mirënjohje e dhurata të veçanta!🏅

🎗Tre fituesit në garën shkrimi më kreativ u zgjodhën:

Rumejsa Aliaga – Vendi i parë

Nalta Halilabazi – Vendi i dytë

Molos Gashi – Vendi i tretë

🎗Tre fituesit në garën për ilustrimin më të bukur u zgjodhën:

Lum Aliu – Vendi i parë

Jora Hasani – Vendi i dytë

Eljesa Kaçiu – Vendi i tretë

Ata u shpërblyen me: set të librave, puzzle dhe DUKË Cards.

Përzgjedhja e fituesve nuk ishte e lehtë mes shumë shkrimeve e ilustrimeve fantastike.

✨️Të gjithë pjesëmarrësit morën mirënjohje dhe u inkurajuan të marrin pjesë përsëri në garat tona.

📌Për të gjithë pjesëmarrësit që nuk kishin mundësi të ishin pjesë e ndarjes së shpërblimeve, i presim në zyret tona për të marrë mirënjohjet e dhuratat e tyre.

Mos harroni, në këtë Panair, ju mirëpresim edhe me zbritje në të gjitha botimet “Dukagjini” për fëmijë.

Na vizitoni edhe nesër.

Ju presim!🥰

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika