Shtëpia Botuese DUKAGJINI me tituj të rinj dhe ekskluzivë për Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

Shtëpia botuese DUKAGJINI, si përherë, do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë, duke sjellë për lexuesit një numër të madh botimesh të reja, tituj ekskluzivë dhe projekte të veçanta letrare.

Gjatë panairit, DUKAGJINI do të prezantojë dhjetëra botime të reja nga kolanat e saj më të njohura. Kolana “Anima” vjen e pasuruar me vepra të reja nga autorë të njohur të letërsisë botërore, si Andrej Platonov, Émile Zola dhe Hermann Broch. Po ashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të gjejnë të plota në stendën e DUKAGJINIT edhe projekte veçanta, si seria e Hermann Hesse, që përmbledh veprat e këtij autori, dhe kolana “Effugium”, e cila sjell në shqipe njëmbëdhjetë vepra letrare nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët përfaqësojnë tradita të ndryshme kulturore dhe gjuhësore.

Tituj të rinj do t’u shtohen edhe kolanave “Fryma” dhe “Klasikë”, me botime nga fusha e letërsisë, filozofisë dhe artit. Ndërkohë, përmes imprintit LEKË, shtëpia botuese sjell libra të rinj nga fusha të ndryshme të dijes dhe kulturës.

Ndër botimet e veçanta veçohen shtatë tituj që do të promovohen për herë të parë në këtë panair.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe lexuesve të vegjël. Përveç lektyrave shkollore për klasat 1-5, DUKAGJINI po ezgjeron këtë seri edhe për nxënësit e klasave 6-9, me titujt e parë “Kopshti Sekret” dhe “Misteret e Radiostacionit EM-2”. Po ashtu, në stendë do të gjenden edhe botimet e autorit të njohur italian për fëmijë, Gianni Rodari.

Ekskluzivisht për këtë panair, DUKAGJINI sjell një seri të relibrash për fëmijë, të përzgjedhur nga botimet më të njohura ndërkombëtare.

Nga 17 deri më 21 qershor, në Pallatin e Rinisë, ju presim në stendën e DUKAGJINIT në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë, me botime të reja, zbritje të veçanta dhe aktivitete, prezantime e surpriza të përgatitura për ditët e Panairit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika