Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për nxënësit

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e reja të shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Gjatë promovimit të këtyre librave, nxënësit kanë pasur mundësi të përgjigjen në disa pyetje që u bënë nga Jeta Zymberi.

Zymberi përfaqësuese e shtëpisë botuese, e cila moderoi këtë promovim foli më shumë rreth këtyre lektyrave.

“Kjo seri përbëhet nga 5 tituj për secilën klasë sot kemi ardh për ta promovuar para fëmijëve të këtij qyteti kemi ftuar 9 shkolla pjesmarrëse do i kemi edhe fëmijët edhe nxënësit…Janë 26 gjithsej secila klasë pra klasa e parë përbëhet nga 5 tituj e kështu me radhë, dmth gjithsej janë 26 tituj..”, ka thënë Jeta Zymberi- Shtëpia botuese “Dukagjini”.

Ajo tha se ditëve në vazhdim do jenë edhe në qytete të tjera.

“Është e para për vitin 2026 në dhjetorin e vitit 2025 kemi pasur edhe një seri të promovimeve në qytete të ndryshme të Kosovës, sot po e nisim me Gjilanin për të vazhduar më tutje me komunat e tjera në gjithë Kosovën.”, ka thënë Jeta Zymberi- Shtëpia botuese “Dukagjini”.

Edhe mësimdhënësit në Gjilan, vlerësuan këtë organizim dhe shprehën mirënjohje për kontributin e Dukagjinit në mësimnxënie.

“Kjo është një motivim që nxënësit tanë të dashur, të menqur e të zgjuar që të lexojnë sa më shumë libra, nga shtëpia juaj botuese “Dukagjini” duke e ditur në thelb që këto libra kanë mesazhe dhe porosi të qarta kanë përmbajtje edukativo arsimore.”, ka thënë Sadete Ahmeti- Mësimdhënëse.

Pos promovimit,  në fund të kësaj ngjarjeje nxënësve iu shpërndanë dhurata simbolike nga Librari “Dukagjini”.

Ky aktivitet i promovimit të lektyrave për nxënësit e shkollave fillore, do të mbahet edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika