Shtëpia e Bardhë beson se është afër një memorandumi mirëkuptimi me Iranin për përfundimin e luftës.
BBC citon dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera që i përshkruan si të informuara mbi këtë çështje, të cilët janë të gjithë të paidentifikuar në raport.
Siç shkruan BBC, memorandumi parashihet të jetë si një memorandum me një faqe, por me 14 pika, i cili mund të përcaktojë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
Ndër dispozitat që liston janë një pezullim i pasurimit bërthamor iranian, heqja e sanksioneve dhe rivendosja e tranzitit të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Përfundimi i pasurimit bërthamor dhe rihapja e ngushticës kanë qenë pika kryesore penguese në negociatat deri më tani.
Tutje thuhet se shumë nga kushtet e përcaktuara në memorandum do të kushtëzoheshin nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.
SHBA pret një përgjigje në 48 orët e ardhshme teksa ende nuk ka një dakordancë.