Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të zbulimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, Irani po i siguron Rusisë materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve në lindje të Moskës

Foto: AP

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të zbulimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, Irani po i siguron Rusisë materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve në lindje të Moskës, ndërsa Kremlini kërkon të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm të armatimit për agresionin e tij ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se një fabrikë në zonën e posaçme ekonomike Alabuga të Rusisë mund të vihet në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm. Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhe satelitore të vendndodhjes industriale të marra në prill, disa qindra kilometra në lindje të Moskës, ku beson se uzina “ndoshta do të ndërtohet”.

Administrata e presidentit Joe Biden deklaroi publikisht në dhjetor se besonte se Irani dhe Rusia po konsideronin ngritjen e një linje montimi të dronëve në Rusi për luftën në Ukrainë. Të dhënat e reja sugjerojnë se projekti, në rajonin Yelabuga të Tatarstanit, ka kaluar përtej fazës së konceptimit.

Irani ka thënë se i ka ofruar dronë Rusisë para fillimit të luftës.

Kirby tha se zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë përcaktuar se Irani vazhdon të furnizojë ushtrinë ruse me dronë sulmues të prodhuar në Iran. Dronët transportohen përmes Detit Kaspik, nga Amirabadi në Iran në Makhachkala të Rusisë, dhe më pas përdoren nga forcat ruse kundër Ukrainës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, që nga maji, Rusia kishte marrë qindra dronë luftarakë, si dhe pajisje të lidhura me prodhimin e dronëve nga Irani.

“Ky është një partneritet mbrojtës në shkallë të plotë që është i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha Kirby.

“Ne po vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe penguar këto aktivitete, përfshirë ndarjen e këtij informacioni me publikun – dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë”. /VoA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika