Shtëpia e Bardhë: Rusia po i “ekzekuton ushtarët” që refuzojnë urdhrat

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby ka thënë se kanë informacione që ushtria ruse është duke ekzekutuar ushtarët që janë duke refuzuar respektimin e urdhrave

Zëdhënësi John Kirby

Rusia është duke i ekzekutuar ushtarët që nuk i respektojnë urdhrat në ofensivën e re ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se është duke u përballur me humbje “të mëdha” të personelit dhe pajisjeve ushtarake, ka thënë të enjten Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi informacion se ushtria ruse është duke ekzekutuar ushtarët që janë duke refuzuar respektimin e urdhrave”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby.

“Ne kemi informacione se komandantët rusë janë duke kërcënuar me ekzekutim të të gjitha njësiteve, nëse tërhiqen prej luftimeve”, ka thënë ai.

“Kjo gjë është e dënueshme”.

Kirby nuk ka dhënë më shumë hollësi kur është pyetur për ekzekutimet, apo se si e ka siguruar SHBA-ja këtë informacion, raporton REL.

Rusia është duke e rritur shkallën e sulmeve në qytezën Avdivka në lindje të Ukrainës dhe në qytetin verilindor Kupiansk, me qëllim të ndryshimit të vijës së frontit, para stinës së dimrit.

Moska është përballur me “humbje të konsiderueshme” në ofensivë, përfshirë të paktën 125 pajisje të armatosura, dhe “mijëra” viktima, ka thënë Kirby.

“Ushtria ruse duket se po i përdor ato që ne i quajmë taktika të valës njerëzore. Nuk është befasi që forcat ruse janë duke vuajtur prej mungesës së vullnetit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika