Shtëpia e Bardhë sulmon ashpër ish-prokurorin Jack Smith, e quan “I çmendur” në një postim zyrtar
Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkaura të Amerikës ka vijuar me gjuhë të ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith. Këtë herë, reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i shkurtër. Në një postim në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, u publikua një fotografi […]
Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkaura të Amerikës ka vijuar me gjuhë të ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.
Këtë herë, reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i shkurtër.
Në një postim në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, u publikua një fotografi bardhë e zi e Smithit, e shoqëruar vetëm me një fjalë, të shkruar me ngjyrë të kuqe: “I ÇMENDUR”.
Smith, prokurori që kishte ndjekur penalisht pa sukses presidentin amerikan Donald Trump, kishte deklaruar më herët të enjten para një paneli të Dhoma e Përfaqësuesve se kreu i Shtëpisë së Bardhë “po kërkonte mënyra për të qëndruar në pushtet” pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Ish-prokurori special Jack Smith: Trump u përpoq të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 2020















