Shtëpia e kthyer në laborator droge në Pejë, asgjësohen mbi 90 bimë kanabisi

Në një fshat të Pejës, policia gjeti sot një laborator të sofistikuar droge, i cili ishte i kamufluar në një shtëpi banimi. Aty u gjetën dhjetëra bimë narkotike, si dhe pajisje elektronike të avancuara, dhe një armë e shkurtër automatike. Derisa i dyshuari për këtë rast u dërgua në mbajtje, Policia e asgjësoi drogën jo fort larg vendit ku u gjet

Nga jashtë dukej si shtëpi e zakonshme fshati.

Por, brenda saj, ishte krijuar një laborator i sofistikuar droge në Jabllanicë të Pejës.

Në një nga dhomat në katin e dytë, u gjetën dhjetëra bimë kanabisi.

Për kultivimin tyre, ishin krijuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Nga lart ngrohëset e avancuara energjetike. Poshtë, freskueset e ajrit.

Por, që të gjitha u sekuestruan të shtunën nga Policia, përfshirë edhe armë zjarri e të ftohta.

“Gjithsej janë 91 bimë, nga naltësia 1.5 deri në 0.8. Kemi gjetë edhe vazot e vogla dhe pajisjet tjera, që dëshmojnë që këtu janë kryer të gjitha veprat penale”, ka thënë Drejtori i Antidrogës.

Por, krahas, sekuestrimit, pati arrestim.

“Kemi arrestuar një të dyshuar për tri vepra penale: dy për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje”, ka thënë Sahide Gashi, Prokurore e rastit.

Por, këto nuk janë veprat e vetme penale për të cilat dyshohet.

‘’Pajisjet të cilat janë shfrytëzu, janë të kyçura në mënyrë ilegale”, ka thënë Sahide Gashi, Prokurore e rastit.

Në vendin e ngjarjes, u thirr edhe avokatja e të dyshuarit.

“Jam thirrë sipas detyrës zyrtare nga oda e avokatëve. Mund të them që klienti im është deklaru mjaftë bashkëpunues”, ka thënë Zana Krasniqi, Avokate e të dyshuarit.

Kështu, në fund, pas përfundimit të aksionit, të gjitha bimët u asgjësuan, qindra metra larg vendit ku ndodhej laboratori.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika