Shtëpia ku u hodh granatë dore në Zubin Potok është e një bashkëpunëtori të kryetarit të komunës

Sot, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.

Shtëpia dhe vetura e sulmuar është e një bashkëpunëtori të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Këtë e ka konfirmuar vetë Zeqiri për Dukagjinin i cili ka thënë se e ka takuar në mëngjes të njëjtin dhe se “këto veprime nuk na zmbrapsin”.

Rastin sot e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:40. Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se nuk ka të lënduar në këtë rast dhe se hetimet nga policia kanë nisur.

Më poshtë detaje nga TV Dukagjini për rastin në fjalë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika