Shterohet buxheti, ndalet përkohësisht subvencionimi i efiçiencës së energjisë

Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se është ndalur përkohësisht subvencionimi i eficiencës së enegjisë për qytetarët, për shkak të numrit të madh të aplikuesve





Është ndalur përkohësisht subvencionimi i eficiencës së enegjisë për qytetarët, për shkak të numrit të madh të qytetarëve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga kjo masë.

Ministria e Ekonomisë, të mërkurën ka bërë të ditur se për shkak të këtij numri të madh të aplikimeve është shteruar buxheti i paraparë për këtë thirrje.

“Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje”, thuhet në njoftimin e tyre.

Thirrja për aplikim sipas Ministrisë së Ekonomisë, do të rihapet sapo të shqyrtohen aplikimet nga Komisioni Vlerësues.

“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftim.

Numri i aplikuesve sipas Ministrisë së Ekonomisë është 5 mijë e 992.

“Pompë Termike 1313 aplikues, Inverter 2656 aplikues, Kalda me Biomasë 816 aplikues, Stufa me biomasë 1207 aplikues”, thotë njoftimi.

Kurse numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës sociale është 275.

“Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218. Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro”, vijon njoftimi.





Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika