Shtesat e fundvitit për pensionistët dhe fëmijët, Murati jep detaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për kohën se kur pritet që të dalin shtesat prej 100 eurosh për fëmijët, sipas vendimit që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar të gjithë prindërit lidhur me shtesat prej 100 eurosh, që do të ndahen vetëm një herë në vit.

Murati ka shtuar se shtesat prej 20 eurosh për fëmijët deri në 2 vjet dhe 10 euro për ata deri në 16 vjet do të jepen çdo muaj.

“Shtesat e fëmijëve pra vazhdohen të merren për çdo muaj, e kjo është çdo vit në fundvit dhe ideja apo synimi që duam ta arrijmë me këtë shtesë kur është dizajnuar ka qenë në një farë formë rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për gjithë fëmijët e vendit”, ka thënë Murati.

E nga viti i ardhshëm, Murati tha se edhe shtesa vjetore do të ndryshojë varësisht nga të ardhurat e prindit.

“Këtë vit nuk kemi bërë dallime në bazë të të ardhurave, mirëpo nga viti i ardhshëm e më tutje, do të ketë përcaktim të nivelit të shtesës vjetore në bazë të të ardhurave vjetore”, ka thënë ai.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u propozua vendimi për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh, për fëmijët dhe pensionistët.

 
 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika