Shtesat për fëmijë kryesojnë skemat sociale, ASK publikon statistikat e majit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2026, duke paraqitur të dhëna mbi numrin e përfituesve dhe vlerën e mjeteve të shpërndara përmes skemave të ndryshme sociale në vend.

Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve gjatë muajit maj ishte në kuadër të programit të mbështetjes financiare për shtesat për fëmijë, i cili vazhdon të mbetet një nga skemat më të përhapura të mbështetjes sociale në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale është e orientuar kryesisht drejt mbështetjes së personave të moshuar, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë.

Përveç këtyre kategorive, skemat sociale përfshijnë edhe pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, si dhe programe të tjera specifike të mbështetjes sociale.

ASK thekson se statistikat ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi shpërndarjen e mbështetjes financiare dhe kategoritë që përfitojnë nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika