Shtetas të huaj grabiten nën kërcënimin e armës dhe thikës në Prishtinë

Një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj kanë raportuar se janë grabitur në orët e para të së premtes në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit policor, dy viktimat kanë qenë në një parking kur janë sulmuar nga një grup prej 5-6 personash të dyshuar. Dy prej tyre, nën kërcënimin e armës dhe thikës, u kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Dy viktima me shtetësi të huaj kanë raportuar se, derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e armës-thikës, ua kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si Grabitje dhe po hetohet nga njësitë kompetente.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika