Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Prizren, kërkohej për dy raste penale

Një shtetas i Shqipërisë, i cili ishte në kërkim policor për dy raste penale, është arrestuar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 04:00.

I dyshuari ishte në kërkim lidhur me dy raste, për veprat penale “Grabitje e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Të fundit nga rubrika