Shtetasi serb ndalohet në Leposaviq me mallra të dyshuara për kontrabandim

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në Leposaviq gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë – Serbi. Policia ka kontrolluar veturën e tij, ku janë gjetur mallra ushqimore që dyshohen të jenë kontrabanduara

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një veturë me targa të huaja është ndaluar gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë – Serbi.

Drejtuesi i veturës, shtetas i Serbisë, është ndaluar për verifikim të dokumenteve dhe të veturës.

Gjatë kontrollit, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, janë zbuluar mallra ushqimore që dyshohen për kontrabandë.

“Leposaviq / 25.07.2024 – 06:30. Gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë-Serbi është ndaluar vetura me targa të huaja dhe drejtuesi mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe të veturës, në veturë janë vërejtur mallra ushqimore të dyshuara për kontrabanim”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas njoftimit, pas intervistimit të drejtuesit dhe shqyrtimit të dokumenteve, prokurori ka vendosur të lirojë të dyshuarin dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika