“Shtetet e BE-së duhet të përgatiten për valën e re të pandemisë”
Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për valën e re të pandemisë COVID-19. Vala e re e pandemisë COVID-19 mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, Kyriakides ka theksuar se ka pasur “rritje shqetësuese” të infektimeve me koronavirus. “Fatkeqësisht, pandemia […]
Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për valën e re të pandemisë COVID-19.
Vala e re e pandemisë COVID-19 mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, Kyriakides ka theksuar se ka pasur “rritje shqetësuese” të infektimeve me koronavirus.
“Fatkeqësisht, pandemia ka treguar rritje shqetësuese në disa shtete”, ka thënë Stella Kyriakides.
“Në dy muajt e fundit, ne jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, të vetëdijshëm plotësisht se vala e re e pandemisë nuk mund dhe nuk duhet të rëndojë edhe më shumë ekonomitë dhe shoqëritë tona, veçanërisht në kohën kur ato janë prekur nga pushtimi rus i Ukrainës dhe inflacioni”, u shpreh ajo për radion shtetërore të Qipros.
Gjatë diskutimit në radion shtetërore të Qipros, Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së ka treguar se Komisioni Evropian iu ka bërë kërkesë shteteve anëtare për përshpejtim të vaksinimit me dozën përforcuese të popullsisë mbi 60 vjeç dhe të grupeve të ndjeshme, raporton REL.
“Këta muaj duhet të jenë muaj përgatitor… në mënyrë që sistemet tona shëndetësore të jenë gati për valën e re të mundshme, e cila, për shembull, mund të kombinohet me gripin stinor”, u shpreh ajo.















