Shtetet nisin ndihmat për në Siri

Ndihmat nga shtetet tjera veçse janë gati për të arritur në Siri, kjo pasi së fundi qeveria e këtij vendi kishte kërkuar ndihma nga BE-ja

Njerëz të ulur mbi rrënojat e ndërtesave të shembura, në Aleppo, Siri ( Shkurt, 2023. Foto: AP)

Fluturimet që transportojnë ndihma nga Iraku, Irani, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti po mbërrijnë në Siri.

Kështu kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare. Ndërsa, së fundi qeveria siriane ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian pas tërmetit që goditi vendin të hënën  e 6 shkurtit.

Mediat siriane kanë raportuar se pjesa veriore dhe ajo perëndimore e vendit është më e goditur nga tërmeti, pra dëmet janë më të mëdha.  Ndërsa, BBC raporton se rajoni ku jetojnë miliona njerëz në varfëri është goditur nga tërmeti.

Por, qeveria po lejon që ndihmat të sillen përmes Turqisë përmes një rruge të vetme, në vendkalimin kufitar Baba l-Haëa.

Ndërkaq, komisioni i BE-së ka thënë se inkurajon të tjerët të dërgojnë furnizime mjekësore dhe ushqime.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika