Shteti pa strategji kundër korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se Kosova ende nuk ka Strategji kundër korrupsionit dhe Plan të veprimit se si të luftohet kjo dukuri negative.

Përgjegjëse për hartimin dhe miratimin e një strategjie të tillë, sipas Buleshkajt, është Qeveria e Kosovës.

Ai thekson se vitin e kaluar një Strategji kundër korrupsionit ka dalë në diskutim publik dhe se palët e përfshira në këtë proces i kanë dhënë komentet e tyre, megjithatë puna ka mbetur ende pa u finalizuar.

“Vitin e kaluar ka ekzistuar një draft i kësaj strategjie që edhe ka dalë në diskutim publik dhe tash presim nëse Qeveria e re do të vazhdojë me atë apo do të bëjë një draft të ri”, tha ai në Kallxo Përnime.

Buleshkaj nënvizon se ekzistimi i kësaj strategjie do të ndihmonte Kosovën në orientimin e objektivave kryesore të qeverisjes së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Po të kishim strategji, do të ishim më mirë edhe në vlerësimet ndërkombëtare. Duhet të kemi një dokument që duhet të jetë udhërrëfyes për punët tona. Strategjia nuk i rregullon të gjitha gjërat, por është shumë i rëndësishëm Plani i veprimit që do të miratohej bashkë me strategjinë”- thekson ndër të tjera Buleshkaj.

Në maj të vitit 2023 Qeveria e Kosovës kishte lansuar Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsionit

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika