Policia e Kosoves ka njoftuar se një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, në të cilën ndodheshin tre punëtorë të KRU “Mitrovica” në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i kanë shkuar punëtorët e ujësjellësit për ta shkyçur nga rrjeti i furnizimit me ujë, ndërsa ai dyshohet se ka përdorur armën në drejtim të tyre.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës kur gjendeshin tre viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë të KRU Mitrovica, të cilët kishin shkuar ta shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit”, thuhet në raportin policor.
Po ashtu, sipas policisë, i dyshuari i ka ofenduar dhe kanosur viktimat, ndërsa më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për “Kanosje”, “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti mbetet nën hetime.