Shtohen përdoruesit e drogës në Kosovë

As aksionet e shpeshta të Policisë së Kosovës, për të arrestuar shpërndarësit e drogave e për të konfiskuar llojet e tyre, nuk po mund të ndalin rritjen e përdoruesve të substancave narkotike. Sipas përfaqësuesve të qendrave për trajtimin e personave që abuzojnë me këto substance, në vitet e fundit, në Kosovë është rritur numri i përdoruesve të kokainës, për çka edhe e konsiderojnë shqetësuese

Ilustrim





“Bardhoshi 2”, ky është kodimi që policia e përdori gjatë aksionit antidrogë e ku i konfiskuan mbi 105 gramë narkotikë të llojit kokainë, e mbi 3 mijë e 600 gramë të llojit marihuana.

Për rastin, tre persona u arrestuan të shtunën nën dyshimin se janë të përfshirë në një grup kriminal në Suharekë.

Gjatë aksionit përveç drogës janë sekuestruar edhe para e armë të ndryshme.

Substanca më e konfiskuar që prej janarit e deri në shtatorin e këtij viti është marihuana.

Sipas, të dhënave Policisë janë mbi 590 kilogramë kilogramë të këtij lloji të drogës që sekuestruan.

Në këtë periudhë, zyrtarët policorë kanë arritur të sekuestrojnë edhe rreth 240 kilogramë heroinë, e rreth 3 kiliogramë kokainë, dhe lloje të tjera të substancave narkotike.

Në një përgjigje, Policia ka thënë se janë duke punuar në parandalimin e dukurisë së abuzimit me substanca narkotike, dhe se deri më tash janë zbuluar katër laboratorë të kultivimit të bimës kanabis sativa.

“Gjatë operacioneve policore janë identifikuar dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave te dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë dhe pajisje të ndryshme, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar si dhe janë shpartalluar grupe kriminale. Policia në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me autoritetet brenda dhe jashtë shtetit në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve me substanca narkotike, megjithatë në aspektin ligjor po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa të ashpra ligjore ndaj te gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë. Vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2022 Policia ka zbuluar katër laboratorë të kultivimit të bimës kanabis sativa, një në Prizren, dy në Mitrovicë veri dhe një në Gjilan”.

Aksionet e tilla të zyrtarëve policorë, po i mirëpresin përfaqësuesit e qendrave që merren me trajtimin e personave që konsumojnë substancë narkotike.

Muharrem Ademi nga Qendra Labyrinth ka thënë për RTV Dukagjini se është rritur numri i përdoruesve të drogës.

Ai mes tjerash ka theksuar se Kosova tashmë nuk përdoret më si transit nga shpërndarësit e drogave.

“Ne nuk mendojmë që Kosova nuk bënë përjashtim prej vendeve të tjera të rajonit, pak a shumë kjo dukuri, ky fenomen e përcjell secilin vend në Evropë nëpër botë, Kosova nuk është duke u bërë vend transit, sepse secili shtet është duke u prekur nga ky fenomen, ka thënë Ademi.

E shqetësuese për Ademin është rritja e numrit të përdoruesve të llojit kokainë që është një ndër drogat më të rënda.

“Vit pas viti është rritur numri I përdoruesve të drogave, për neve është shqetësuese fakti, që këto 3 vitet e fundit, është rritja shumë e madhe e përdoruesve të kokainës, për neve kjo ka qenë shqetësuese”, shtoi Ademi.

Kosova ka miratuar tashmë edhe strategjinë Kombëtare kundër përdorimit të drogës, dhe se sipas Ademit, ministria e Punëve të Brendshme ka ngecur, për të parandaluar përdorimin e drogave.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika