Shtohet prezenca e KFOR-it në Kosovë, mësohen arsyet

KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të jenë më present me trupa e poashtu më automjete nëpër rugët e Kosovës. Kjo sipas njoftimit për shkak të stërvitjeve dhe për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Por që njohësit e cështjeve të sigurisë kanë edhe mendime të tjera

Foto nga arkivi, ilustrim

Disa stërvitje dhe pranim-dorëzimi i kontingjenteve të ri u bë shkas që KFOR-i të dal më një njoftim se gjatë këtyre ditëve do të ketë prezencë të shtuar ushtarëve të misionit të NATO-së brenda Kosovës.

Në njoftimin për media, nga misionit i KFOR-it tha se do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren.

Por njohësit e çështjeve të sigurisë kanë mendime të ndryshme për këtë veprim të tyre.

Për Nuredin Ibishin, kjo nuk ka të bëjë me rrezikim të sigurisë në pjesën veriore.

Sipas tij gjendja në veri të vendit është qetësuar pas arrestimeve të fundit.

“ KFOR-i është për mbrojtjen e Kosovës ashtu siq e parasheh rezoluta. Si asnjëherë më parë janë pozicionuar bazat janë mbyllur rrugët e trafikimit dhe më arrestimin e  personave të involvuar në krim të organziar dhe atyre që bartin armatim, gjendja në katër komunat në veri është e qetë dhe stabile”, ka thënë Ibishi.

Për dallim nga Ibishi, Drizan Shala thotë se lëvizja e fundit e kësaj KFOR-it ka të bëjë me ndërimin e komandatit që pritet të bëhet në tetor.

“Po përgaditen të njohin terenin që duhet të njohin dhe këto përgaditje po bëhen në rast se do të kemi një ndryshim politik në muajin shtator të këtij viti atëherë kontigjentet e reja të jenë të përgaditura ta njohin terenin në tërsi në rast se do të kemi cenim të sigurisë”, ka thënë Shala.

Zhvillimet në veri gjatë muajit maj dhe përshkallzimi i situatës në katër komunat veriore, bënë që NATO të angazhojë 700 trupa shtes në Kosovë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika