Shtrëngohen rregullat për Oscar, Akademia ndalon aktorët dhe skenarët e krijuar me AI

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka sqaruar se vetëm aktrimi dhe skenari për filma të realizuar nga njerëz do të konsiderohen për të fituar një Oscar.

Akademia, e cila kontrollon çmimin më prestigjioz të industrisë së filmit në SHBA, të publikoi rregulla të përditësuara për filmat dhe dokumentarët që mund të konkurrojnë për Oscar, diçka që vjen në kuadër të rritjes së Inteligjencës Artificiale.

Akademia specifikoi se vetëm aktrimi “i realizuar nga njerëzit” dhe skenari “me autorësi nga njerëzit” mund të nominohet për një çmim.

Në muajt e fundit, ka pasur raste të shtuara të përdorimit të mjeteve dhe teknologjive me IA për të zëvendësuar ose rikrijuar funksionet e kryera nga njerëzit.

Aktori Val Kilmer, i cili vdiq në vitin 2025, pritet ‘të rikthehet’ falë IA për të luajtur një rol kryesor në një film të ardhshëm.

Kur sindikata që përfaqëson skenaristët e Hollivudit hyri në grevë dy vite më parë, një nga çështjet kryesore ishte përdorimi i IA nga studiot e filmit dhe televizionit për shkrimin e skenarëve.

Ndërkohë, baza e të gjitha mjeteve të IA janë modelet e mëdha gjuhësore (LLM), të cilat janë trajnuar me tekste, imazhe dhe video të krijuara nga njerëzit gjatë dekadave për të prodhuar rezultatet e tyre.

Studiot e Hollivudit, aktorë dhe autorë kanë ngritur padi duke pretenduar shkelje të të drejtave të autorit ndaj një sërë kompanish të IA.

Megjithatë, akademia nuk vendosi një ndalim të përgjithshëm të përdorimit të IA në filma.

Jashtë aktrimit dhe shkrimit, nëse një regjisor përdor mjete AI në punën e tij, këto mjete “as nuk rrisin dhe as nuk cenojnë mundësinë për t’u nominuar”, shkroi akademia.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika