Shtrenjtohen nafta e benzina

Krahasuar me çmimet e së enjtes, çmimi i benzinës dhe ai i naftës kanë pësuar ngritje. Ai i gazit ka mbetur po i njëjti





Nga 1.60 euro për litër sa ishte të enjten, çmimi i benzinës për ditën e premte është shtrenjtuar për një cent, 1.61 euro. Krahas këtij, është shtrenjtuar edhe ai i naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për produktet e naftës për 24 orët e ardhshme. Bazuar në njoftimin e MINT, çmimi i naftës është shtrenjtuar për një cent, gjithsej 1.34 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.61 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë 1.34 euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz 0.76 centë për litër”, ka deklaruar MINT.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika