Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi i naftës ka shënuar rritje për një cent, duke u përcaktuar në 1.68 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për një litër benzinë është 1.49 euro, ndërsa gazi do të shitet me çmim tavan prej 0.60 euro për litër.
Çmimet e derivateve përcaktohen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe parametrave të tjerë të përcaktuar me rregullore.
