Makineritë po qëndrojnë mbi asfaltin e sapo shtruar.

Kjo është vetëm një pjesë e shtruar në rrugën Prishtinë-Podujevë,  konkretisht në fshatin Lupç.

Ndonëse sot mot më diell, këtu nuk u pa duke u vendosur shtresa e asfaltit, për dallim nga dita e hënë, ku derisa kishte reshje shiu u hodh pjesa e parë e asfaltit.

E kushtet atmosferike, kanë rol të rëndësishme në jetëgjatësinë e asfaltit, thonë ekspertët e komunikacionit.

Sipas Bekim Ahmetit, në një vend normal, asfalti nuk vendoset në mot me shi, derisa ka kritika se si vetëm në Kosovë, nuk bëhen testime gjatë asfaltimeve të rrugëve.

“As një punë nuk bëhet kur moti është më shi, zakonisht vendet që janë serioze e normale nuk e bëjnë një gjë të tillë. Ka standard dhe asfalti nuk lejohet kur moti nuk është i thatë të shtrohet, aq më tepër kur ka shi”, ka thënë ai Ahmeti-Ekspert i Komunikacionit.

Kualiteti i rrugëve në Kosovë, nuk është në nivel vlerëson edhe eksperti tjetër, Nol Dedaj.

“Ndërtimi i rrugës duhet të bëhet në kushte adekuate, gjatë shtrimit të rrugës duhet të ruhet temperatura e materialit të ndërtimit dhe temperatura e jashtme nuk guxon më kanë e ulët pasi nuk mund të ketë lidhshmëri. Derisa kushtet tjera siç janë të reshurat atmosferike ose temperaturat e ftohta nuk do të lejojnë të kenë lidhjen e duhur dhe si pasoj,  këto rrugë prishen pas dy apo tre muaj që lirohet për qarkullim”, ka deklaruar Dedaj.

Për këtë çështje,  televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Me 3 korrik, bëhen një vit nga rifillimi i punës për ndërtimin e rrugës Prishtinë –Podujevë, rrugë kjo që kishte filluar të ndërtohet para shtatë vitesh.

Këtë here, ajo ishte paraparë të përfundoj brenda 425 ditës derisa kap vlerën e ndërtimit 37 milionë euro.