Shtufi: Sulmi i Izraelit mbi Iranin ishte i pritur, strategji ushtarake ishte fshehtësia dhe befasia
Pal Shtufi ka thënë se sulmi i Izraelit mbi Iran ishte i pritur. Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini është shprehur se kjo ka ndodhur pasi që Irani kishte sulmuar Izraelin disa muaj më parë. “Kanë qenë provokime të jashtëzakonshme. Pastaj janë shtruar shumë pyetje pse është heshtur nga ana e Izraelit, pse nuk […]
Pal Shtufi ka thënë se sulmi i Izraelit mbi Iran ishte i pritur.
Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini është shprehur se kjo ka ndodhur pasi që Irani kishte sulmuar Izraelin disa muaj më parë.
“Kanë qenë provokime të jashtëzakonshme. Pastaj janë shtruar shumë pyetje pse është heshtur nga ana e Izraelit, pse nuk ka reaguar. Këto janë strategji ushtarake të cilat ne të tjerët vetëm pasi të ndodhin mund t’i kuptojmë – pse janë vonuar ose pse ndodhin në një kohë tjetër”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se në kohën tonë fshehtësia dhe befasia janë strategjia më e mirë.
“Në këtë rast këtu ka qenë një befasi e madhe për shkak se shtypi perëndimor thotë se këtë sulm do ta bënte çdo shtet serioz…”, ka thënë ai.
Tutje, Shtufi ka thënë se Irani ka program për shkatërrimin total të Izraelit.
“Kjo puna e Izraelit, se si ndodhi kaq e suksesshme… dihet përgatitja e Izraelit. Ata janë jashtëzakonisht të përgatitur, prapa i qëndron Amerika…”, ka thënë Shtufi.
Gjithashtu, Shtufi ka thënë se Kina ka qenë ndër të parat që e ka kuptuar se do të ketë sulm, pasi që njerëzit e vet i kishte tërhequr para disa ditësh nga Irani.
Sipas tij, është simbolike pjesëmarrja e femrave në operacionet e Izraelit ndaj Iranit, pasi që katër nga pilotët ishin femra, ndërsa Irani – sipas tij – është kundër gruas, kundër femrës të cilën e shtyp.















