Shtyhet afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj të vitit 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

Presidentja përmes një video-mesazhi ka thënë se afati është shtyrë deri më 15 maj të vitit 2025.

“Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025. Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur”, thotë presidentja.

Osmani ka ftuar të mbijetuarit që të aplikohet për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

“Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës”, është shprehur Osmani gjatë videos.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika