Shtyhet afati për certifikimin e subjekteve politike deri në mesnatë

Afati për aplikimin dhe certifikimin e subjekteve politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë deri në mesnatë. Fillimisht, partitë kishin pasur 102 ditë kohë, nga 1 shtatori deri sot në ora 16:00, për të dorëzuar aplikimet dhe listat e kandidatëve. Por, pak minuta para përfundimit të afatit, anëtarët e KQZ-së nga radhët e partive politike vendosën për shtyrjen e tij me 8 orë të tjera.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kjo shtyrje nuk mund t’i atribuohet problemeve me platformën online, siç pretendojnë disa.

Ai thekson se përgjegjësit kryesorë për këtë situatë janë partitë politike, veçanërisht ato të mëdha, që nuk e kanë trajtuar procesin me seriozitet dhe kanë lënë aplikimet për momentet e fundit.

“Partitë politike kanë pasur afat për të aplikuar për certifikim (dhe dorëzim të listave të kandidatëve) që nga 1 shtatori, deri sot në ora 16:00 – pra, plot 102 ditë.

Megjithatë, pak minuta para përmbylljes së këtij afati, anëtarët e KQZ-së nga radhët e partive politike, kanë vendosur t’a shtyjnë këtë afat LIGJOR, edhe për 8 orë të tjera.

Ndonëse faji për këtë shtyrje po tentohet t’i lihet problemeve të platformës online, në fakt, fajtorët e vetëm janë partitë (sidomos ato të mëdha) që nuk e kanë marrë seriozisht procesin, duke i lënë aplikimet për momentet e fundit.

E sistemi online, si zhvillimi më pozitiv i KQZ-së në këto zgjedhje, ka funksionuar si është më së miri.

Për më keq, vendime dhe arsyetime të tilla, e cenojnë besimin e publikut në punën e KQZ-së dhe në tërë procesin zgjedhor”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ndërkaq, deri më herët, aplikimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve e kanë përfunduar dhjetë subjekte politike.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika